HomeKronike

Tritol banesës së Drejtorit të Burgjeve, familja ndodhej brenda

Tritol banesës së Drejtorit të Burgjeve, familja ndodhej brenda

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e Nazmi Demerxhiu, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ahmetaq të Fushë Krujës.

Mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e banesës së tij, e gjithë familja ka qenë në banesë, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Ka nisur hetimi për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.