HomeAktualitetDosja X

“Trondit” ish-prokurori: Afera me naftën Virxhin, fitime kolosale për njerëz pranë Berishës

“Trondit” ish-prokurori: Afera me naftën Virxhin, fitime kolosale për njerëz pranë Berishës

Një skandal që ka lënë shenjë gjatë qeverisjes së Sali Berishës si kryeministër, sipas Top Channel, është ai që lidhet me naftën Virxhin. Në vitet 2007-2009 sasi kolosale nafte të papërpunuar janë hedhur në treg duke sjellë pasoja te mjetet e qytetarëve.

“Ndërtuan në Shqipëri një skemë të frikshme ku nafta që merrej nga Ballshi stimulohej sikur po shkonte për përpunim jashtë shtetit ndërkohë ajo hidhej e gjitha në tregun shqiptar si naft e pastër. Nuk u hetua në thellsi sepse një aktivitet i përmasave të tilla nuk mund të bëhej dotë pa pasur përkrahje nga zyrtarët e qeverisë Berisha” – u shpreh Shkëlqim Hajdari, Ish-Kryeprokuror i Apelit.

Pas Porto Romanos, emri i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit del edhe në projektin e Jugut për “menaxhimin e integruar dhe pastrimin e bregdetit”.

Ai ishte koordinator i projektit të financuar nga Banka Botërore me vlerë 39 milionë dollarë. Deri këtu gjithçka dukej në rregull. Por, problemi ishte në shembjen e dhjetëra shtëpive të banorëve vendas të cilët u nxorrën në rrugë pa u pritur vendimet e gjykatave.

Banka Botërore ishte mashtruar aso kohe duke pranuar financimin e projektit pasi i ishte premtuar se godinat do shembeshin me dakordësinë e fshatarëve. Çështja u bë më e qartë nga kabllogramet e zbuluara nga Uikileaks ku theksohej se prishja e ndërtimeve bazohej në një kërkesë me shkrim të Jamarbër Malltezit adresuar shefit të policisë ndërtimore.

“Ai studim synonte vetëm të hidhte themelet për ta pastruar zonën nga ndërtimet e paligjshme aty, pastaj investimet e tjera do bëhehsin më vonë nga kompani që ende nuk ishin përcaktuar”.