HomeBota

Tronditëse! Këngëtarja e njohur v.ritet nga i shoqi me t.hikë: Babai i 32-vjeçares rrënqeth me dedikimin

Tronditëse! Këngëtarja e njohur v.ritet nga i shoqi me t.hikë: Babai i 32-vjeçares rrënqeth me dedikimin

Një vrasje makabre ka ndodhur në Itali, ku bashkëshorti ka ekzekutuar barbarisht gruan e tij me thikë në shtëpinë e tyre në Palermo. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur italiane, Piera Napoli.

Trupi i pajetë i 32-vjeçares është gjetur në banjën e shtëpisë, pasi bashkëshorti i saj Salvatore Baglione, 37 vjeç, u paraqit në polici për të njoftuar krimin e tmerrshëm që kishte kryer.

Çifti ka tre fëmijë, ndërsa 37-vjeçari u arrestua menjëherë për ngjarjen.Salvatore Baglione kishte dalë për të marrë 3 fëmijët të cilët ishin të gjyshërit e tyre dhe ishte kthyer në shtëpi. Aty nisi sherri, i cili sipas mediave italiane ka ndodhur për arsye xhelozie.

Pas debatit me tone të ngritura, i dëgjuar edhe nga fqinjët e tyre, 37-vjeçari ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, ndërsa më pas u paraqit në polici.

“Problemet kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa vajza qëndroi në shtëpi vetëm për fëmijët”, tha babai i viktimës.