HomeLifestyle

Tronditet bota e artit! E zhdukur prej disa ditësh, gjendet e pajetë aktorja e njohur

Tronditet bota e artit! E zhdukur prej disa ditësh, gjendet e pajetë aktorja e njohur

E zhdukur prej disa ditësh, është gjendur e pajetë mëngjesin e djeshëm në Los Angeles aktorja e njohur amerikane Lindsey Pearlman. 43-vjeçarja u raportua e zhdukur të dielën pasi nuk u kthye në shtëpi, tha policia e Los Anxhelosit.

Ajo u pa për herë të fundit në një lagje të Hollivudit Lindor, disa kilometra larg vendit ku u gjet trupi i saj.

Shkaku i vdekjes së Pearlman ende nuk është raportuar, ndërsa autoritetet thanë se janë në pritje të autopsisë dhe se ende nuk kanë asnjë person të dyshuar.

43-vjeçarja kishte lindur në Chicago dhe kishte luajtur në disa seriale televizive në SHBA si “Chicago Justice” e “The Ms. Pat Show”.