HomeBota

TRONDITET Parisi në orët e para të mëngjesit! Sulm në stacionin e trenit, disa të plagosur: Zbardhen zhvillimet e fundit çfarë po ndodh

TRONDITET Parisi në orët e para të mëngjesit! Sulm në stacionin e trenit, disa të plagosur: Zbardhen zhvillimet e fundit çfarë po ndodh

Një person ka plagosur me thikë disa të tjerë në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris mëngjesin e së mërkurës, raportuan mediat franceze.

Sulmuesi është neutralizuar nga policia, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, pa dhënë detaje të tjera.

Sipas raportimeve mediale, sulmi ndodhi në orën 06:40 brenda stacionit të trenit.

Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.