HomeBota

Trump fiton Karolinën e Veriut, Harris merr Virxhinian dhe Nju Meksikon! Ngushtohet rezultati, 232 me 212 vota elektorale!

Trump fiton Karolinën e Veriut, Harris merr Virxhinian dhe Nju Meksikon! Ngushtohet rezultati, 232 me 212 vota elektorale!

Ish-presidenti Donald Trump ka fituar edhe North Carolina-n me 16 mandate.

Rivalja e tij, Kamala Harris fiton Nju Meksikon me 6 vota elektorale dhe Virginia-n me 13 vota elektorale. Gjithashtu demokratëve u shkon një votë edhe nga Nebraska, aty ku republikanët morën 4 të tjerat.

Aktualisht rezultati i zgjedhjeve është 232 me 212, teksa zv/presidentja ngushton ndjeshëm rezultatin. Harris ndodhet vetëm 20 vota nga Trump, por ky i fundit vetëm 38 vota nga fitorja.

Por gjendet në disavantazh në disa prej shteteve kyçe ndaj Trump, teksa luftohet edhe në Arizona, Georgia, Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.