HomeBota

Trump “injorohet” në Belgjikë: Asnjë shtetar në aeroport për ta pritur?! Alibia: Gjysmëfinalja me Francën!

Trump “injorohet” në Belgjikë: Asnjë shtetar në aeroport për ta pritur?! Alibia: Gjysmëfinalja me Francën!

Mbrëmjen e së martës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbërriti në Belgjikë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel.

aeroporti trump

Por gjatë mbërritjes së tij në bazën ajrore të Melsbroek, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk u prit nga krerët e institucioneve belge. Motivi?
Gjysmëfinalja e kampionatit botëror të futbollit Francë-Belgjikë.

Trump-Melania 2

Mbreti Philip ishte së bashku me Mbretëreshën Matilde në Shën Petersburg për të ndjekur sfidën, e humbur 1-0 nga “Djajtë e Kuq”, ndërsa Kryeministri Charles Michel pa ndeshjen në një “fan zone” në qytetin Braine-le -Comte, raporton tgcom24.

Trump melania 3

Për të pritur Trump, qeveria belge ka dërguar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme, Françoise Gustin, pasi edhe titullari i ministrisë kishte shkuar në Rusi.

Trump Melania 4

Trump-Melania 5

Trump-Melania 6

Trump Belgjike

Trump Belgjike 1

(m.k/BalkanWeb)