HomeAktualitetKryesore

Tryeza e reformës zgjedhore, opozitë – maxhorancë bien dakord për datat e zgjedhjeve

Tryeza e reformës zgjedhore, opozitë – maxhorancë bien dakord për datat e zgjedhjeve

Tryeza e reformës zgjedhore pranon propozimin e opozitës për shkurtimin e periudhave zgjedhore.

Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori – 15 nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar. Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj.

Opozita propozoi shkurtimin e periudhave në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.