HomeAktualitetKryesore

Turisti Meta sulmon ashpër qeverinë për ish radhën në Kakavijë: Braçe i kujton bllokun e luksit

Turisti Meta sulmon ashpër qeverinë për ish radhën në Kakavijë: Braçe i kujton bllokun e luksit

Ilir Meta ditën e djeshme si turist i ri patriot që nga Piluri, me anë të një postimi në Facebook, ka sulmuar ashpër qeverinë për radhët në Kakavijë, ndërsa i ka bërë thirrje që t’i qëndrojë pranë qytetarëve dhe t’u sigurojë testin e Covid-19 falas, në mënyrë që të kalojnë me lehtë në kufij.

Sipas Metës, qytetarët shqiptarë s’mund të trajtohen pa atdhe apo pa shtet, si dhe i konsideron si të papranueshme aktet e forcës.

Por me këto idiotsira si intrigant dhe jo si figura kryesore e unitetit, Meta ka ngjallur zemrim të madhe te qytetarët, të cilët i janë përgjigjur me fyerje dhe akuza të rënda, ku nuk mungon edhe përgjigjia e zv. kryeministrit Braçe i cili i është përgjigjur Metës sa i takon kritikave të këtij të fundit ndaj qeverisë.

Braçe teksa ka shpërndarë lajmin për zhbllokimin e pikës kufitare të Kapshticës, ka shkruar se provokimet banale vijnë nga blloku i luksit dhe se ato nuk zgjidhin gjë, vetëm ngjallin neveri.

“Dikush t’i thotë hienës së votave se provokimet banale të përditshme me dhembshurinë ndaj shqiptarëve nga blloku i luksit, nuk zgjidhin gjë, veç ngjallin neveri”, tha Braçe.