HomeAktualitet

Turp! A mund të shpallet “Njeriu i Vitit” njeriu më i akuzuar në 26 vite?!

Turp! A mund të shpallet “Njeriu i Vitit” njeriu më i akuzuar  në 26 vite?!

Universiteti Çili, me borxh 4 milionë euro tek Fondacioni “Besa”, biznes pastrimi parash krimi e korrupsioni, pronë e Presidentit Ilir Metaj, ka dekoruar me kartonin “Njeriu i Vitit”, kryemafiozin, njëherazi ortak ilegal me 30% aksione në këtë universitet fabrikë diplomash, për merita si “krye-monstra” politike-shtetërore e tranzicionit të zi shqiptar

Në mënyrën më të turpshme e groteske, Universiteti piramidë “Çili”, me profil, “oturak” i çdo pushteti që vjen në Shqipëri, ka mbyllur vitin 2018, me një karton-medalje paçavure, të denjë vetëm si letër higjenike, në tualete ushtarësh, duke shpallur si “hero pozitiv”, personin më negativ të politikës, shtetit e shoqërisë shqiptare, të 26 viteve tranzicion.

Me një gjoja anketë, palaçoja Neim (Henri) Çili, shpalli si “Njeriu i Vitit”, sharlatanin Ilir Metaj, me motivacion: – “Personalitet i shquar i politikës dhe shtetit, figurën dhe kontibutin e të cilit e respektojnë, duan e vlerësojnë gjithë shqiptarët”.

Sa për kujtsë të Neim Çilit, fjala “MAPO” në kohën e diktaturës, ishte tabelë dyqani e në rastin konkret, nuk ke bërë gjë tjetër, veçse nga dyqani yt, ke shitur një mall me etikën “Ilir Metaj-njeriu i vitit”, por që është mbeturinë dhe i skaduar, për më tepër, që shqiptarët e njohin mirë se çfarë “malli” është.

Ndoshta e kemi gabim, por a mund të shpallet “Njeri i Vitit”, ekzemplari i të keqes së shqiptarëve, njohur për bëma të shumta krimi e korrupsioni?

“Monstra” Ilir Metaj, njihet dhe është provuar nga institucionet hetimore, si hajduti i floririt Thesar Shteti.

Njihet dhe është fakt, si zaptues e shkatërrues, i 700 hektarë male e kullota, për buznesi guri e mermeri.

Njihet dhe është fakt, si shkatërrues i lumit “Osum” në Skrapar-Berat dhe lumenjve të tjerë, për prodhim materialesh inerte e ndërtim HEC-esh.

Njihet dhe është fakt, filmimi me bllok aferash korruptive në dorë, me mbi 700 mijë euro, një pazar.

Njihet si grabitës i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), duke e shitur me çmim 1(një) USD, së bashku me Anastas Angjelin, të cilin po lufton ta bëjë kryetar të KLSH.

Njihet dhe është fakt, si pronar resortesh, vilash e apartamentesh, trojesh e tokash të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë, të vjedhura e të blera, me miliarda krimi e korrupsioni.

Njihet edhe është fakt, si menaxher e mbrojtës në gjykata dhe prokurori, i karteleve të trafikut të drogës dhe bandave kriminale deri në SHBA, njerin prej të cilëve (Almir Rrapo) e kishte kryekëshilltar në Ministrinë e Jashtme, arrestuar brenda Ambasadës së SHBA, në Tiranë.

Njihet dhe urrehet nga 100% e shqiptarëve, madje edhe nga fëmijët e tij, për të cilët Monika Kryemadhi, deklaroi publikisht në media, se “janë ngujuar nga turpi e frika, që i kanë prindër”./Pamfleti