HomeAktualitetKryesore

Turp! Berisha i tmerruar pret shpëtimin nga “kalamajt ruandez” të Monikës ose “ushtria me brisk” e LSI-së

Turp! Berisha i tmerruar pret shpëtimin nga “kalamajt ruandez” të Monikës ose “ushtria me brisk” e LSI-së

Sali Berisha tashmë nuk i ka shumë kohë për tu menduar dhe për të shpëtuar, e ka vetëm një zgjidhje: Të bashkohet me çdo bandë që turprisht arrinë të përdor edhe një tufë fëmijësh, që nuk kanë asnjë ideal përveçse ëndrrat e tyre fëminore… të luajnë e të argëtohen.

Mirëpo Berisha i shikon këta fëmijë si ushtri, që do shpëtojnë atë dhe gjithë sojin e tyre e që duhen dërguar pas hekurave, për përdorimin e të miturve.  Postimi nga plaku i marrë i kësaj video  skandaloze ku siç shihet nga foto, është e turpshme për një gjysh që pret shpëtim nga fëmijët ndërsa rraca e tij me breza bën qejf e argaliset nëpër vende ekzotike të rruzullit, e turpshme ku ca fëmijë për një copë bukë dhe një çadër  kampi këndojnë këngë “revolucioni”.

Aq i ekzaltuar është plaku Mere sa thotë se ata do të përmbysin qeverinë “Rama” dhe se shtatori do të jetë i tmerrshëm.

Në video shfaqen  mjaft fëmijë të mitur, të cilët sipas Berishës do t’i bashkohen revoltës popullore, për të na kthyer vrasësin e 200 djemëve të Tropojës dhe qindra mijëra shqiptarëve, që i armatosi për të vrarë njëri tjetrin dhe që i vrau të paarmatosur.

Ja  ku e shikon shpëtimin plaku, aty ku do marrë dënimin nga rinia shqiptare e jo “fëmijtë ruandez” të Monikës dhe bandave,  që jetojnë nën çatin e LSI.

Statusi  berishian:

“Rinia e Tiranes do permbyse narkoshtetin! Nje shtator i tmerrshem per Noriegen dhe narkoqeverine e tij. Nderim te rejave dhe te rinjve te Tiranes! Fitore! sb”, shkruan Berisha.  /Ekskluzive.al