HomeAktualitetSport

Turp! Sul Mema quan arritje komoditetin e drejtuesëve të FSHF: E keni parë çfarë ka bërë Duka apo jo, i kemi zyrat më të mira se Norvegjia e Zvicra

Turp! Sul Mema quan arritje komoditetin e drejtuesëve të FSHF: E keni parë çfarë ka bërë Duka apo jo, i kemi zyrat më të mira se Norvegjia e Zvicra

Sulejman Mema i ftuar në një studio televizive është shprehur se Armand Duka e meriton të jetë president i FSHF-së sepse ai i ka bërë zyrat e institicionit të futbollit shqiptar më të mira se të Norvegjisë e Zvicrës.

“Di që Duka kërkon mandatin e pestë a të gjashtë. Nuk e di akoma nëse është regjistruar se e pashë që ende s’ka vendosur.

Mendoj që duke parë vitet që ka punuar Duka në FSHF shikoj që ka ecuri në çdo mandat të tij, ka patur risi.

Selia e re e FSHF është më e bukur se e Norvegjisë. Kur futesh brenda ndihesh komod. Selia është më e mirë edhe se Nioni në Zvicër (selia e UEFA)”, u shpreh Mema, i cili paguhet nga Armand Duka për të bërë propagandë në favor të tij. (TemA)