HomeAktualitet

Tushe kujtoi se u shpall i pafajshëm! Ja çfarë ndodhi në sallën e gjyqit: GJKKO si gjykatë e zakonshme mbron bllofet e SPAK duke dënuar zyrtarë për shpërdorim detyre

Tushe kujtoi se u shpall i pafajshëm! Ja çfarë ndodhi në sallën e gjyqit:  GJKKO si gjykatë e zakonshme mbron bllofet e SPAK duke dënuar zyrtarë për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme, pas thuajse 6 orësh ka dhënë vendimin për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe, i cili është lënë në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje.

GJKKO ka vendosur ta dënojë me 2 vite e 4 muaj burg dhe i hiqet e drejta për 5 vite që të mbajë funksione publike.

“U deshën të pakën 6 orë që GJKKO të shpallte vendimin. Gjyqtari Bani e nisi dispozitivin, duke e deklaruar të pafajshëm për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe të pranishmit të sallë filluan të duartrokisnin, por kur e shpalli fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi, nuk u prit mirë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar të pranishmit në sallë. Tushe ndodhet pas hekurave që në korrik të vitit të kaluar”.