HomeAktualitetKryesore

U akuzua se organizoi tender për 2 mijë lojëra “Mos u nxeh”, reagon Pandeli Majko: Mos u mërzit motër!

U akuzua se organizoi tender për 2 mijë lojëra “Mos u nxeh”, reagon Pandeli Majko: Mos u mërzit motër!

Së fundmi, ka qarkulluar në media një informacion se Ministria e Diasporës ka hapur një tender ku ka porositur printimin e plot 2,000 lojërave “Mos u nxeh”, së bashku me kopsat dhe zaret.

Pikërisht këto lajme kanë nxitur reagimi ironik të Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka përgënjeshtruar këtë gjë.

Majko shkruan me ironi se Ministri i Shtetit për Diasporën ka bërë “tender novativ” për një lojë mos u nxeh një humor për pushuesit”!

Më tej ai shton se Ministri i Shtetit për Diasporën nuk ka buxhet ndaj sipas tij ka “fatin” te mos merret me tendera.

Ndërkaq ministri sqaron se loja “novative” është një program plotësues i mësimdhënies në diasporë për fëmijët, ndërsa me ironi thotë se tani “me sa duket, ja vlen të organizohet edhe një lojë tjetër “MOS U MËRZIT MOTËR”.

“PËRGËNJESHTRIM

Lajmi se Ministri i Shtetit për Diasporën ka bërë “tender novativ” për një lojë mos u nxeh është humor për pushuesit!

Për informacion, Ministri i Shtetit për Diasporën nuk ka buxhet ndaj ka “fatin” te mos merret me tendera.

Agjencitë përgjegjëse për diasporën (në rastin konkret Qendra e Botimeve për Diasporën) e menxhojnë buxhetin e tyre mbi vendimarrje te Këshillave drejtues të cilat përbëhen nga përfaqësues nga ministri te ndryshme.

Për “lodrën” dhe “lodërtarët” e lojës në fjalë Qendra e Botimeve ka dhënë një sqarim publik qe prej katër ditësh në faqen e saj.

https://ww.facebook.com/318429192106003/photos/a.318431205439135/650400642242188/

Loja “novative” është vec një program plotësues i mësimdhënies në diasporë për fëmijët.

Me sa duket, ja vlen të organizohet edhe një lojë tjetër “MOS U MERZIT MOTER””, shkruan Majko.