HomeAktualitetKronike

U arrestuan për vrasjen e ish deputetit/ Familjarët shpërthejnë keq dhe flasin për pamjet filmike: Kur ndodhi ngjarja ishin në…

U arrestuan për vrasjen e ish deputetit/ Familjarët shpërthejnë keq dhe flasin për pamjet filmike: Kur ndodhi ngjarja ishin në…

Kanë mbërritur në sallën e gjyqit dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës. Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola do të njihen sot me masën e sigurisë.

Ndërkohë familjarët e Marjan Kolës, i ati Dedë Kola dhe vëllai Petrit Kola flasin për mediat. Ata thonë se dy djemtë në momentin e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.

“I keni kamerat , i ka sekuestruar shteti, dje isha në Kosovë dhe bëra kallëzim për këtë punë. I ka në dizpozicion pamjet vetëm se nuk e kanë shqyrtuar çështjen unë dua drejtësi, jemi të zhgënjeyr nga autoritetet”, tha ai.

Ata kanë treguar edhe fletëregjistrimet në poligonin e qitjes në Kosovë, ku familjarët pretendojnë se kanë qenë të rinjtë në momentin e ngjarjes.