HomeAktualitetDebat

U dhanë kur pati mbështetje për kandidatin tonë në Tiranë: Pse Berisha gënjeu për firmat e PD-së për Avokatin e Popullit?

U dhanë kur pati mbështetje për kandidatin tonë në Tiranë: Pse Berisha gënjeu për firmat e PD-së për Avokatin e Popullit?

Sali Berisha nga Foltorja e Elbasanit shprehu pendesë për firmat e dhëna kandidatit Endri Shabani për Avokatin e Popullit nga deputetët opozitarë.

Ai shpjegoi para mbështetësve dhe shqiptarëve se ky ishte një gabim që duhet pranuar dhe kërkuar ndjesë, por firmat ishin dhënë në kohën kur Shabani i ishte bashkuar opozitës për kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për kryebashkiak të Tiranës.

“U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”. – u shpreh Berisha.

Në fakt, gënjeu edhe demokratët, edhe shiptarët.

Siç e dëshmon ky dokument i siguruar nga gazeta TemA, firmat e deputetëve të PD-së janë dhënë në datën 2 dhjetor, ndërkohë që zgjedhjet e Tiranës u anuluan më 3 nëntor.

Problemi nuk është pse dhanë firmat, por pse nuk i dalin për Zot firmës së tyre dhe pse ‘detyrohen’ të gënjejnë demokratët dhe shqiptarët kaq në mënyrë trashanike./ TemA