HomeAktualitetKryesore

U merrte para pacientëve që operonte, SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

U merrte para pacientëve që operonte, SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

SPAK kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit që më 2 Mars e la të lirë mjekun Edvin Prifti.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë, duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Mjeku akuzohet për korrupsion pasiv dhe është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Ai dyshohet se u merrte para pacientëve që operonte.

Nga kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij u gjetën 215 mijë euro dhe 16 milionë lekë kesh.