HomeAktualitet

U mori jetën prindërve pas deportimit nga Anglia, tregon arsyen 26-vjeçari: “Më kanë futur kokën në kazan me ujë dhe më kanë rrahur”

U mori jetën prindërve pas deportimit nga Anglia, tregon arsyen 26-vjeçari: “Më kanë futur kokën në kazan me ujë dhe më kanë rrahur”

Emigranti i sapokthyer nga Anglia vret me armë zjarri nënën dhe babanë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orët e mesditës në zonën e njohur si Llixhat në Peshkopi.

Sipas Policisë, 26- vjeçari Qemal Sela ka qëlluar me armë automatike prindërit e tij, shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Dyshimet e para ishin se ata u grindën për hotelin që shërbente për llixha. Policia bëri të ditur dyshimet se një natë para krimit brenda familjes Qemal Sela ka debatuar me prindërit, vëllain e motrën në lidhje me pronësinë e hotelit.

Emigranti u ka kërkuar llogari familjarëve të tij për paratë e dërguara gjatë tetë viteve, duke dyshuar se ato nuk janë menaxhuar si duhet ose mbahen të fshehura nga prindërit.

Nisur nga gjendja e paraqitur pas krimit nga ana e të riut, ka dyshime se ai ka probleme me shëndetin mendor.

Në kushtet e kësaj gjendjeje, dyshohet se Sela nuk ka kursyer as prindërit e tij, me të cilët ka pasur edhe debat. Sakaq, edhe burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë Peshkopi pohojnë se gjendja e shëndetit mendor të Qemal Selës nuk është e mirë.

Specialistët dhe drejtuesit dyshojnë se ai e ka kryer krimin e dyfishtë në kushtet e depresionit. Po sipas Policisë, i arrestuari për krimin e rëndë nuk ka dhënë sqarime rreth motiveve të vrasjes së prindërve.

“Na tha se e kanë burgosur në Angli, se ia kanë futur kokën në kazan me ujë, se e kanë rrahur, madje se nuk ka as prindër”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit, teksa konfirmuan se ka dyshime të forta në lidhje me shëndetin mendor të të riut.