HomeAktualitet

“U ndje shumë, erdhëm të festonim Krishtlindjet”! Qytetarët rrëfejnë momentet e lëkundjeve nga tërmeti

“U ndje shumë, erdhëm të festonim Krishtlindjet”! Qytetarët rrëfejnë momentet e lëkundjeve nga tërmeti

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Korçë këtë mbrëmje. Mësohet se epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit të Korçës. Goditja kishte një magnitudë relativisht të ulët, 2.6 gradë e shkallës Rihter.

Thellësia ka qenë vetëm 1 kilometër dhe kjo ka bërë që banorët e zonës ta ndjejnë tërmetin. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

“U ndje shumë, kemi dalë të festojmë,”- mësohet të jenë shprehur disa nga banorët dhe jo vetem.

Korça ka qenë një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të festuar Krishtlindjet.