HomeAktualitet

U përfol se kishte ndodhur “çudia” në SHQUP me dorëheqjen e Bujar Leskajt! PD sqaron se kush fshihej pas ketij lajmi

U përfol se kishte ndodhur “çudia” në SHQUP me dorëheqjen e Bujar Leskajt! PD sqaron se kush fshihej pas ketij lajmi

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqje nga listat e qarkut të Vlorës. Sipas mediave mbledhja e degës së Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës është shoqëruar me tensione të shumta dhe u përfol se Leskaj është larguar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, ku e ka mohuar këtë lajm.

Leskaj renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

PD konfirmon se lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskaj është i pavërtetë, dhe shton se një gjë e tillë është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës.

“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlore Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë.” – bën me dije PD.