HomeAktualitetKronike

“U rrëmbeva në mënyrë banditeske”! Ilir Meta reagon nga burgu: Ndihem më i fortë se kurrë

“U rrëmbeva në mënyrë banditeske”! Ilir Meta reagon nga burgu: Ndihem më i fortë se kurrë

“U rrëmbeva në mënyrë banditeske”, Ilir MetaIlir Meta ka reaguar nga burgu pas arrestimit.

Reagimi

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.