HomeAktualitetDebat

Udhëheqësia e “vegjëlisë” Kryemadhi: Njerëzit nuk protestojnë për mua dhe Lulin, por sepse janë shumë të varfër dhe ne… do i shpëtojmë

Udhëheqësia e “vegjëlisë” Kryemadhi: Njerëzit nuk protestojnë për mua dhe Lulin, por sepse janë shumë të varfër dhe ne… do i shpëtojmë

Monika Kryemadhi ka komentuar sot aktualitetin politik.

Mesditën e së dielës, kreu i LSI tha se njerëzit nuk janë dakord me diktaturën e Edi Ramës dhe e refuzojnë këtë realitet.

“Njerëzit janë të varfër ndaj kanë dalë në protestë.

Nuk kanë dalë as për mua, as për Lulin. Ne morëm një mësim shumë të mirë nga protesta e studentëve.

Sot jemi përballë disa njerëzve që përfaqësojnë një ideologji kriminale” – tha Kryemadhi duke iu referuar mazhorancës.

Ajo ka komentuar edhe rrjedhjen e kandidatëve nga listat e LSI, që kanë pranuar të marrin mandatet.

Kryemadhi tha se tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarët askush nuk i do. /a.rada