HomeKuriozitet

UFO-t zbarkojnë live në FOX News! (Video)

UFO-t zbarkojnë live në FOX News! (Video)

“Çfarë janë ato drita? Ufo?’pyesin gazetarët gjate transmetimit direkt.
Një habi për telespektatorët e gazetarëve gjatë një transmetimi direkt televiziv me 27 shkurt në dritën e parë të agimit në Milwaukee, Wisconsin, Shtetet e Bashkuara.

Rreth orës 4:43 të mëngjesit, ndërsa FOX6 WakeUp News transmetonte një xhirim të qytetit, janë shfaqur në qiell disa objekte të pa identifikuara që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e kuriozëve. Mbi këtë çështje janë thirrur në pyetje meteorologët dhe ekspertët, ndërsa në Web, pasi klipi u bë viral, përdoruesit kanë lëshuar teori nga më të ndryshmet.

Por misteri është zbuluar pak më vonë falë disa imazheve të tjera. Nuk ka asnjë Ufo apo alien: bëhej fjalë vetëm për një tufë të madhe me pulëbardha.