HomeAktualitetDebat

“Unë nuk mashtroj e v.ras”! Erion Braçe i publikon videon Grida Dumës dhe nuk i lë gjë pa thënë

“Unë nuk mashtroj e v.ras”! Erion Braçe i publikon videon Grida Dumës dhe nuk i lë gjë pa thënë

E ftuar në emisionin ‘Jashtë lojë’, ish-deputetja e PD, Grida Duma e pyetur se cilin politikan nga PS nuk do të donte të bënte pjesë në ‘formacioni’ e saj, u shpreh e prerë për Erion Braçen.

“ Unë besoj që për mënyrën se si është përfshirë në diskutime të forta individuale pa sens në logjikën time, duhet të jetë Braçe.”, u shpreh Duma.

Pas kësaj deklarate të Grida Dukës ka ardhur mëngjesin e sotëm reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe.

Miremengjes! Sigurisht, patjeter qe nuk mund te jem ne ate skuader, NORMALE; UNE NUK VJEDH, NUK SHES, NUK MASHTROJ, NUK VRAS! Ky eshte sensi im!”, shkruan Braçe krahas videos së Grida Dumës.