HomeSport

United fiton me përmbysje, Barcelona eliminohet edhe nga Europa League. Kualifikohet dhe Roma

United fiton me përmbysje, Barcelona eliminohet edhe nga Europa League. Kualifikohet dhe Roma

eliminohet edhe nga Europa League, që në fazën e 1/16.

Katalanasit u mposhtën 2-1 nga Manchester United në “Old Trafford”, ndërkohë që ndeshja në Spanjë kishte përfunduar në barazim 2-2.

Barça e nisi mirë ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 18, me Robert Lewandowskin që shndërroi në gol një 11-metërsh.

Por, në pjesën e dytë, United përmbysi gjithçka me golat e Fred (47’) dhe Antony (73’), për të kaluar në fazën tjetër.

Edhe Roma u kualifikua për më tej, pasi mposhti 2-0 Salzburgun, që në ndeshjen e parë kishte fituar 1-0.