HomeAktualitetKryesore

Urime Bashës dhe PD për protestën nga Lali Eri! Provë se dhuna dhe paqja varet nga ju

Urime Bashës dhe PD për protestën nga Lali Eri! Provë se dhuna dhe paqja varet nga ju

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestën e opozitës e cila është e para paqësore në këto katër muaj.

Veliaj i cili në zgjedhjet e 30 qershorit kandidon për një mandat të dytë, thekson se protesta e sotme e opozitës ishte provë e qartë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga opozita e nga askush tjetër.

“Urime PD Shqipëri & @Lulzim Basha për protestën e parë paqësore – provë se dhuna & paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër!

Një kthese fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për Zgjedhjet 2021.

Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, shkruan Veliaj në Twitter.