HomeSport

Uzuni fenomenal në Spanjë, realizon dy gola dhe vendoset në krye të golashënuesve

Uzuni fenomenal në Spanjë, realizon dy gola dhe vendoset në krye të golashënuesve

Myrto Uzuni vijon me formën e jashtëzakonshme në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë dy gola në harkun e 13 minutave për Granadën duke përmbysur avantazhin e Cartagenas.

29-vjeçari tundi rrjetën fillimish në minutën e 14-të, duke barazuar rezultatin. Uzuni shfrytëzoi si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar.

Ndërkohë në miuntën e 27-të, ishte sërish beratasi ai që shënoi për skuadrën e tij duke përmbysur shifrat në 2-1.

Për Uzunin kjo dopietë e çon në 13 numrin e golave të shënuar në këtë edicion, në 17 sfida ku është impenjuar.

Ky është sezoni i katërt me fanellën e Granadës, teksa më parë është aktivizuar për Lokomotivën e Zagrebit dhe Ferencvaros.