HomeAktualitetDebat

“Vaksina e AstraZeneca është efikase dhe më praktike se Pfizer”, Tritan Kalo: Pezullimi është thjesht politik, një ndëshkim i Britanisë post-Brexit

“Vaksina e AstraZeneca është efikase dhe më praktike se Pfizer”, Tritan Kalo: Pezullimi është thjesht politik, një ndëshkim i Britanisë post-Brexit

Pezullimi i përdorimit të vaksinës së AstraZeneca ka shkaktuar jo pak debat, mes frikës se shkakton mpiksje gjaku.

Disa shtetesh kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine, ndonëse Agjencia Europiane e Barnave ka bërë thirrje që vaksinimi të vazhdojë, pasi vaksina e AstraZeneca nuk shkakton efekte anësore.

Ndërkohë, vaksinimi me AstraZeneca ka filluar edhe në vendin tonë, ndërsa mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se debati është vetëm politik.

Kalo shprehet se pezullimi i vaksinës së AstraZeneca është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-Brexit.

“Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech…

Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit…

Politikë përtej arsyes e nevojave njerëzore”, tha mjeku për ABC News.

Epidemiologu Alban Ylli, që u bë pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve, e cilësoi humbje kohe vendimin e shumë vendeve të BE-së për të pezulluar vaksinën AstraZeneca.

“Humbje kohe, jemi në një situatë të pazakontë.

Për ne kryesorja është që të sigurojmë sa më shumë vaksina” tha ai.

I pyetur në lidhje me masat anti-covid, se cili është mendimi i tij nëse duhet të shtrëngohen, Ylli u shpreh se:

“Besoj se duhet të qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa që janë”.