HomeAktualitetDebat

Vaksinimi masiv, Rama: Mbi 12 mijë doza vaksinash nga Pfizer kanë mbërritur tani në Rinas

Vaksinimi masiv, Rama: Mbi 12 mijë doza vaksinash nga Pfizer kanë mbërritur tani në Rinas

Të tjera doza vaksinash kanë mbëritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëri me dije se kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, ku shton se sasi totale e vaksinave të ardhura në Shqipëri ka shkuar në mbi 773 mijë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, shkruan Rama.