HomeAktualitet

Varrimi i ekstremistit shqiptaro-helen Kacifas, reagon Anastas Janullatos

Varrimi i ekstremistit shqiptaro-helen Kacifas, reagon Anastas Janullatos

Teksa sot në orën 13:00 pritet të varroset greku i vrarë në Bularat, Konstandin Kacifas, pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA, në Shqipëri po futen qindra banorëve nga vendi fqinj për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në lidhje me ceremoninë mortore ka reaguar edhe kryepeshkopi i kishës Ortodokse, Anastas Janullatos.

“Le të varroset trupi i Kostandino Kacifas sipas traditës fetare. Le të kthjellohen shpirtrat e të gjithëve.

Le të ndalojë zhurma e papërgjegjshme. Të tjerat mund të shqyrtohen në vazhdim, me objektivitet dhe respekt reciprok”, citojnë mediat greke kryepeshkopin.