HomeAktualitet

Varrimi i Kacifas/ Mediat online greke: Ekstremistët grekë paralajmërojnë kërcënime ndaj shqiptarëve dhe forcave të policisë

Varrimi i Kacifas/ Mediat online greke: Ekstremistët grekë paralajmërojnë kërcënime ndaj shqiptarëve dhe forcave të policisë

Ekstremistët grekë organizohen për varrimin e terroristit, ja çfarë paralajmërojnë

Vrasja e 35-vjeçarit shqiptaro-grek në Bularat të Gjirokastrës disa ditë më parë gjatë një përplasje me forcat RENEA ka sjellë jo pak reagime në Shqipëri dhe në Greqi.

Ndërkohë që familjarët janë duke u përgatitur për të kryer ritet mortore të terroristit që sulmojnë armë policinë, shumë ekstremistë grekë janë duke u organizuar në rrjetet sociale duke thënë se do të marrin pjesë në varrimin e tij.

Në mjaft media online të Greqisë gjen njoftime për organizim të udhëtimit për në Bularat, ndërsa nuk mungojnë kërcënimet për shqiptarët dhe forcat e rendit të Republikës së Shqipërisë.

Ja disa komente në mediat online greke, ku duket se ata po organizohen për të mbërritur nesër në Bularat.