HomeAktualitetKronike

Varrimi i Kacifas, nisin incidentet e para në Gjirokastër (Foto)

Varrimi i Kacifas, nisin incidentet e para në Gjirokastër (Foto)

Dy qytetarë grekë janë ndaluar ditën e sotme në Gjirokastër.

Burime policore thanë se dy personat që kishin ardhur nga Greqia janë ndaluar pasi atyre u janë gjetur bluza me mbishkrime ekstremiste.

Dy grekët janë ndaluar gjatë kontrolleve policore.

Ata akuzohen për nxitje të urrejtjes. Ata janë shoqëruar për në ambientet e Policisë së Gjirokastrës.