HomeAktualitetKryesore

Vasali i LSI ka rrjedhur, kërcënon (ONM), dhe kryetaren Calaveras: “Të frikësohet, kur të auditohen milionat e BE për reformën e dështuar!”

Vasali i LSI ka rrjedhur, kërcënon (ONM), dhe kryetaren Calaveras: “Të frikësohet, kur të auditohen milionat e BE për reformën e dështuar!”

LSI me anë të Petrit Vasalit ka reaguar ndaj kreut të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveffa Ruiz Calaveras, të cilën e akuzon për shkatërrimin e Reformës në Drejtësi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili rendit disa akuza ndaj Genoveffa Calavares.

Sipas Vasilit, Calavera heshti kur sugjerimet e ONM gjatë vetingut u hodhën poshtë dhe si pasojë duke e shëndërruar këtë të fundit si një proces me dy standard sipas konstatimeve të Komitetit të Helsinkit.

Ish deputeti i LSI, e akuzoi ndër të tjera kryetaren e ONM, se heshti në momentin kur Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Natyrish gjykata që jepeni drejtësi në shërbim të bandës së PD-LSI dhe njerëz që i rrethojnë, por që nuk kishin asnjë lidhje me ligjin por me krimin, korrupsionit dhe hajdutërinë sot mungojnë, deri për pak kohë kur te krijohen të rejat.
Përveç këtyre mostrave askujt nuk i shkon ndërmend se drejtësinë do e bëjnë ato që kanë bërë poshtërsi në emër të saj.