HomeAktualitetKryesore

Vasali i LSI-së e ka vendosur “fishën” direkt dhe flet me vete: S’pyesim për ambasadorët, ujin ne e pimë në burim! Ngatërron DASH-in me Bashën

Vasali i LSI-së e ka vendosur “fishën” direkt dhe flet me vete: S’pyesim për ambasadorët, ujin ne e pimë në burim! Ngatërron DASH-in me Bashën

Petrit Vasili, ishte tejet i ashpër ndaj deklaratës së kreut të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili tha se ç’të mirë do të sillte shtyrja e zgjedhjeve në Shqipëri.

I ftuar në RTV Ora, Vasili tha se prej kohësh nuk i intereson se çfarë thotë ky diplomat, teksa kujtoi se Borchardt heshti edhe në 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese pasojat e të cilave po i vuajmë dhe sot.

“Kjo pyetje është për humor, nuk më intereson se çfarë thotë prej kohësh.

E kam dëgjuar këtë zotëri kur ka qenë Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri në 2008 kur luftohet për Kushtetutën dhe e pranojnë të gjithë se ishte një turp i madh ajo që ndodhi dhe po e vuajmë sot e kësaj dite.

Ka qenë dhe një grevë urie për kodin alla spanjoll që u prodhua në atë kohë dhe ky zotëri ishte një nga ata milituesit e mëdhenj për të cilin nuk kishte rëndësi as mesazhi i grevës së urisë, as protestat e mëdha.

Për herë të parë sheshet e Shqipërisë u mbushën për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ky zotëri ka qenë nga ata që thoshte nuk ka gjë, shumë e mirë kjo Kushtetutë, shumë i mirë sistemi spanjoll që ka problemet e basteve dhe të gjithëve.

I pyetur se pse nuk duan të shohin ndërkombëtarët problemet në Shqipëri dhe pse janë kundër opozitës, ai tha:

“Udhëheqjen e rrugës nuk e gjej nga këta.

Ujin ne e pimë në burim jo në pikën e fundit ku kryqëzohen ujërat me ujërat e pista.

Raporti i DASH ka përcaktuar të gjithë linjën dhe strategjinë e opozitës.s.