HomeAktualitetDebat

Vasali u “bie hasha” katër kandidatëve të partisë lavjerrësi që pranuan mandatin : Ja çfarë do u bëjë ai…pra LSI!

Vasali u “bie hasha” katër kandidatëve të partisë lavjerrësi që pranuan mandatin : Ja çfarë do u bëjë ai…pra LSI!

Petrit Vasili i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ foli për katër deputetët të LSI-së që morën sot mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor ndërkohë që ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të mbahet në Kuvend.

Ish-kryetari i grupit të LSI-së i cilëson si gjallesa elektorale katër deputetët. “Unë muhabet gjallesash elektorale nuk kam ndërmend që të bëj, nuk kanë lidhje me LSI-në.

Në momentin që po shprehem kështu kam thënë gjithçka. Në kopshtin zoologjik të Edi Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera” tha ai.