HomeSport

Vazhdon ëndrra europiane edhe pas humbjes! Kukësi pret kundërshtarin e radhës në Europa League

Vazhdon ëndrra europiane edhe pas humbjes! Kukësi pret kundërshtarin e radhës në Europa League

Kukësi u mund nga Qarabagu i Ansi Agollit me rezultatin e thellë 3-0, duke mbyllur këtu rrugëtim drejt Champions League.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Aventura europiane për Kukësin vazhdon ende. Verilindorët do të përballen me fituesen e çiftit Vikingur-Torpedo Kuitasi, në kuadër të turit të tretë të Europa League.

Të dy këta kundërshtarë konsiderohen të lehtë për Kukësin në letër.  Me shumë mundësi, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu, do të përballet me gjeorgjianët e Torpedos, të cilët kanë fituar 3-0 ndeshjen e parë.