HomeAktualitetDebat

Vazhdon “përçartja” e Lulzim Bashës: Kemi nisur betejën për ndryshimin, për Shqipërinë dhe shqiptarët…duke u rikonfirmuar unë kryetar

Vazhdon “përçartja” e Lulzim Bashës: Kemi nisur betejën për ndryshimin, për Shqipërinë dhe shqiptarët…duke u rikonfirmuar unë kryetar

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar sot rreth orës 10:15 në zgjedhjet për drejtuesin e selisë blu.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha e konsideroi votimin një proces unik, i bazuar sipas tij te vlerat e demokracisë, shprehjes së lirë dhe konkurrencës.

“Së pari dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik, dua të falënderoj demokratët anembanë Shqipërisë, kujdestarët e procesit komisionerë vëzhgues, në këtë proces unik, të vlerave tona, të vlerave të demokratëve, të zgjedhjet një anëtarë një votë të kryetarit të PD.

Këto janë vlerat tona, vlerat e demokracisë, të shprehjes së lirë, konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha dhe… do na drjtoi Luli dhe Saliu