HomeAktualitetKronike

Vdekja tragjike Arjan Salës, moderatorja: Familjes përveç titujve, nderimeve e hartimeve me lot e qurre, i duhet një avokat

Vdekja tragjike Arjan Salës, moderatorja: Familjes përveç titujve, nderimeve e hartimeve me lot e qurre, i duhet një avokat

Gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu ka reaguar për vdekjen tragjike të 32-vjeçarit Arjan Saliu. Ajo ka thënë se përveç titullit “Dëshmor i Atdheut”, duhet të marrë urgjentisht dëmshpërblim kompania ku ai humbi jetën.

Sipas saj në raste të ngjashme dëmshpërblimi është minimalisht 1 milionë euro.

Fatma shkruan se për t’iu vënë dinjiteti në vend, duhet të bëhen shembull për gabimet trashanike të pafalshme të kompanive a pronarëve të papërgjegjshëm.

Postimi i plotë:

Familja e pikelluar deri ne kocke e Arian Sales, pervec titullit si “Deshmor i Atdheut” , duhet urgjent te marre demshperblim nga kompania ku humbi jeten tragjikisht i dashuri i tyre. Familjes pervec titujve, nderime e hartimeve me lot e qurre, i duhet nje avokat!!!

Ne raste te ngjashme ne bote demshperblimi eshte minimalisht 1 milione euro!!!

Familja e te ndjerit, nuk ka nevoje per lemoshen tone me go found me, e me the e te thash, ka nevoje per drejtesi, respekt dhe dinjitet!

Dhimbjen dhe plagen nuk ja sheron dot askush, jeten e humbur nuk e kthen dot pas askush, ama te pakten dinjitetin tua veme ne vend, e le te behen shembull per cdo familje tjeter qe humb njerezit e shpirtit, per gabime trashanike te pafalshme te kompanive a pronareve te papergjegjshem!

Drejtesia te vihet ne vend duke gjobitur kompanine e duke demshperblyer familjen e te ndjerit!!!