HomeAktualitetDebat

“Veç po ta tregoj unë ty”! Plas keq sherri mes Baton Haxhiut dhe analistit të SHQUP-it: Në Shqipëri ka njerëz që nuk hanë dot bukë!

“Veç po ta tregoj unë ty”! Plas keq sherri mes Baton Haxhiut dhe analistit të SHQUP-it: Në Shqipëri ka njerëz që nuk hanë dot bukë!

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ ish kandidat i PD për deputet në qarkun e Elbasanit që hiqet si analist Fitim Zekthi tha se në Shqipëri bëhet propagandë në një kohë që ka njerëz që nuk hanë dot bukë.

Pikërisht kjo deklaratë e tij nxitit reagimin e revoltuar të analistit Baton Haxhiu, i cili tha se mirëqenia në Shqipëri është rritur dhe shtoi se nuk ka asnjë njeri që nuk ha do bukë.

PJESË NGA DEBATI

Fitim Zekthi: Ne vjedhim zgjedhje, këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Baton Haxhiu: A jo, jo, nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Fitim Zekthi: Njerëzit janë në çadra…

Baton Haxhiu: Po mirë janë në çadra.

Fitim Zekthi: Po ne merremi me këto gjëra Baton, shiko, unë nuk hy tek ata njerëz….

Haxhiu: E do numrin për kokë banori, veç po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Fitim Zekthi: Baton, sundimin e ligjit…

Baton Haxhiu: Ti fole për varfërinë dhe unë të tregova se sa ka Britania të pa strehë.

Fitim Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë Paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë.Varfëria tek ne ka arsye të tjera nga ata.