HomeAktualitetKryesore

Veliaj i ashpër ndaj PD-së: Shqipëria kalon tërmetin, opozita diskuton për pushtetin. Mendojnë për by**ën e tyre

Veliaj i ashpër ndaj PD-së: Shqipëria kalon tërmetin, opozita diskuton për pushtetin. Mendojnë për by**ën e tyre

I ashpër ka qenë në fjalimin e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin.

Teksa nuk i kurseu ironitë për opozitën si dhe veprimin e djeshëm të përfaqësuesve të saj që u larguan nga tryeza për Reformën Zgjedhore, siç ishte Ivi Kaso dhe Myslim Murrizi, Veliaj tha se “ata mendojnë vetëm për by**ën e tyre”.

“Ka qenë një moment gjunjëzimi ndaj natyrës tërmeti. Në një hotel tjetër u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre.

Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Shpërblim për zjarrfikësit.

Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”, tha Veliaj.