HomeAktualitet

Veliaj ironizon ithtarët-ushtarë të Lulit, që lëshuan vezë ndaj tij: Bëni më shumë stërvitje për herën tjetër (Video)

Veliaj ironizon ithtarët-ushtarë të Lulit, që lëshuan vezë ndaj tij: Bëni më shumë stërvitje për herën tjetër (Video)

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u godit me vezë nga disa të rinj të FRPD-së, ku këta të fundit e akuzuan Veliajn, se po prish Teatrin për të lejuar ngritjen e kullave.

Në dëgjesën me artistët, ai i është drejtuar një të pranishmi duke i thënë: “Hodhët 10 vezë, nuk më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë me shënjestrën.”

Incidenti ndodhi sot, para dëgjesës, teksa Veliaj po ecte në këmbë, ku një person iu afrua dhe e qëlloi me vezë, por ky i fundit u neutralizua menjëherë nga forcat e sigurisë.