HomeAktualitet

Veliaj mesazh të koduar: Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë

Veliaj mesazh të koduar: Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës, ka dhënë një mesash të koduar nga TikTok, platforma e bllokuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një video të postuar në këtë rrjet social, Veliaj thotë se “rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”.

Me Nestin. A, Veliaj nënkupton pikërisht personazhin anonim që e denoncoi në SPAK dhe si pasojë e hapjes së hetimeve, tashmë ndodhet me arrest me burg nga GJKKO.

Sakaq, Veliaj ka edhe një mesazh tjetër për kundërshtarët e tij.

“S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Tik Tok.

https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2025/06/1000058023.mp4