HomeAktualitet

Vëllai i Lulzim Bashës, paradë milionash në Tiranë: PD e LSI bekojnë biznesin e ri

Vëllai i Lulzim Bashës, paradë milionash në Tiranë: PD e LSI bekojnë biznesin e ri

Vëllai i Lulzim Bashës, Erlindi dhe bashkëshortja e tij Eda kanë promovuar në një ceremoni të bujshme biznesin më të ri të familjes.

Bëhet fjalë për rrjetin e shkollave King’s që kompania e familjes Basha ka marrë si franchize nga ana e brandit të njohur në Britaninë e Madhe, por edhe kanë marrë licensën nga ana e qeverisë “Rama”.

Edhe pse nuk ka qenë vetë Basha ka dërguar aty njeriun e tij më të afërt Oertd Bylykbashin dhe figura të tjera të selisë blu, ndërkohë që LSI-ja ka pasur si përfaqësues ish-zv/ministren e Arsimit, deputeten Nora Malaj.

Nga mazhoranca nuk duket se ka pasur pjesëmarrje vip, por që realisht ajo ka pasur peshën më të madhe; i ka dhënë licencën…

Një biznes i tillë i ka të sigurta miliona euro fitime, pasi këtë e bën të ditur edhe portal britanik Pie News, i cili shkruan se regjistrimet në King’s Tirana kanë qenë një boom. /Pamfleti