HomeAktualitet

Vendi vakant nga konflikti me Ilir Metën: Emërohet drejtori i ri i SHISH-it

Vendi vakant nga konflikti me Ilir Metën: Emërohet drejtori i ri i SHISH-it

Qeveria ka bërë edhe ndryshime në radhët drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ministri i Brendshëm ka folur për vndimet e sotme të qeverisë. Bledi Çuçi tha se është emëruar edhe nëndrejtori i ri i SHISH Oljan Kanushi, vënd që ishte vakant pas konflkteve antikushtetuese të Ilir Metës.

Sipas ministrit, është bërë plotësimi i një vakance që sipas tij kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e presidentit.

“Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi.

Eshtë bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH, me një vakancë që u plotësua sot”, tha ai.