HomeAktualitet

Vendimet për bursat dhe tarifat, ministrja Shahini jep njoftimin sqarues për çdo student

Vendimet për bursat dhe tarifat, ministrja Shahini jep njoftimin sqarues për çdo student

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ka dalë në një prononcim për mediat për të informuar studentët mbi procesin e jetësimit të vendimeve të qeverisë për tarifat dhe bursat.

Në fjalën e saj për tarifat, ministrja ka qartësuar edhe një herë se për të gjithë studentët do ketë përgjysmim tarife pa përjashtim.

Sa i përket bursave, veç studentët që vijnë nga familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, do marrin bursë edhe ato me mesatare 9-10 duke e zgjeruar kështu gamën e përfituesve.

Ministrja ka edhe një apel për një grusht studentësh që nuk pranojnë të marrin pjesë në mësim duke bojkotuar, që duhet të rikthehen në mësim e të vijojnë normalisht vitin akademik.

Për çdo paqartësi lidhur me bursat, tarifat, apo çdo lloj vendimi tjetër, ministrja fton çdo student të shkruajë te portal i bashkëqeverisjes.

ERTV Live?: Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, informon mbi procesin e jetësimit të vendimeve të qeverisë për tarifat e universitetit dhe bursat e studentëve

Publiée par Edi Rama sur Lundi 28 janvier 2019