HomeAktualitet

Vendimi i kreut të PD jehonë në rajon! Mediat greke: Basha i “preu kokën” Sali Berishës, SHBA i bëri presion!

Vendimi i kreut të PD jehonë në rajon! Mediat greke: Basha i “preu kokën” Sali Berishës, SHBA i bëri presion!

Mediat greke kanë shkruar për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Portalet më në zë kanë analizuar situatën në Shqipëri, ndërkohë që e cilësojnë si “prerje koke” lëvizjen e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Mediat dhe politikanët shqiptarë nuk e kanë fshehur faktin se vendimi i Bashës për të dëbuar Berishën nga grupi parlamentar i partisë së tij, njeriu që e promovoi në drejtimin e Partisë Demokratike në vitin 2013, është rezultat i presionit të SHBA.

Në Partinë Demokratike, një stuhi reagimesh pro dhe kundër vendimit të Bashës ka shpërthyer që dje, të enjten. Lidhur me rolin e aktorëve perëndimorë në jetën politike të vendit, veçanërisht SHBA, opinionet janë të ndara në diskursin publik në vend,”-shkruajnë mediat.