Vendim i pabesueshem nga Concaf! Konfederata e kombeve të Afrikës në futboll ka vendosur t’i heqë titullin kampion të Afrikës Senegalit, pas finales kundër Marokut, të fituar me rezultatin 0-1.
Komisioni i Apelit i ka dhënë të drejtë Marokut pasi këta të fundit janë ankuar se Senegali shkeli rregulloren duke u tërhequr nga fusha 11 minuta pasi arbitri akordoi penallti për Marokun në kohën e rregullt.
Kur Senegali vendosi të kthehej në fushë, Maroku humbi penalltinë e goditur nga Brahim Diaz dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Atje ku Senegali shënoi me Pepe Gueye dhe mori kupën, që e festoi gjatë në Senegal.
Ky eshtë një vendim i paprecedentë dhe i padëgjaur në futboll. Me siguri ky do jetë vendimi më i pabesueshëm në botë e futbollit, ndërsa Senegali tani mbetet me një kupë të Afrikës pasi iu hoq kjo e fundit në Marok.
Vendimi vjen pas 2 muajsh, teksa finalja në Marok u luajt me 17 janar.

