Presidenti i Bundestag gjerman, Wolfgang Schäuble e quan një gabim trashanik të Bashkimit Evropian vendimin për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për Reuters, duke kritikuar vendimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për veton e vënë, ai theksoi se Evropa e ka detyrim të stabilizojë Ballkanin Perëndimor, por edhe të marrë më shumë përgjegjësi.
Ai tha:
“Nëse dështojmë këtu, atëherë si mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se në të njëjtën, “thellimi i bashkëpunimit dhe zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë”.

