HomeAktualitet

Vendimi për zgjedhjet në FRPD një hakmarrje ndaj Këlliçit pse iu bashkua Foltores?! Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë

Vendimi për zgjedhjet në FRPD një hakmarrje ndaj Këlliçit pse iu bashkua Foltores?! Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë

Lulzim Basha ëshë pyetur nëse zgjedhjet në forum të PD-së ishin hakmarrje përse iu bashkua Foltores?

“Nuk është aspak e vërtetë, kjo është një sajesë për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim forumi ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Mandati i kryetarit ka skaduar. Përsëri në parimin një anëtar një votë do të zgjidhet kryetari i ri.

Pse tani? Kemi shumë sfida përpara por asgjë nuk pengon PD të pengojë zbatimin e normave statutore, për më tepër interesa personale të pengojnë këtë.

Është i njëjti proces si në vitin 2014, një anëtar, një votë.

Javën e ardhshme do të vijojmë për të përfshirë në ligjin anti-mafia edhe nene kundër oligarkisë. Faleminderit”, është përgjigjur Basha.