HomeAktualitet

VENDIMI/ Shkarkohet Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj

VENDIMI/ Shkarkohet Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj.

Kjo e fundit, në seancat para KPA ka parashtruar pyetjen ‘kush është i interesuar për shkarkimin e saj, që hetoi grupet kriminale dhe terroristët?’.

Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetze, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çamo.

Më herët, Imeraj pretendoi se gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) që rekomandoi apelimin, ishin ndërtuar mbi ‘copa letre anonime e dashakeqase’, si dhe shtoi se gjithçka vinte si pasojë e çështjeve që kishte hetuar kundër krimit të organizuar dhe politikës.

Nga raportimet e para, shkarkimi i prokurores Imeraj pritet të bëhet në orën 15:00 të ditës së sotme.